Qytetarët e Kosovës sot kanë votuar në zgjedhje lokale.
Në orën 19:00 janë mbyllur qendrat e votimeve dhe tashmë po vijon procesi i numërimit të votave.
Në disa komuna procesi i numërimit është duke shkuar shumë shpejt.
Në Komunën e Hanit të Elezit është duke u zhvilluar një garë shumë interesante.
Kur janë numëruar rreth 73% e votave, Mehmet Ballazhi i PDK-së është në epërsi prej rreth 250 votave ndaj kryetarit aktual, Rufki Suma.
MEHMET BALLAZHI (PDK) – 1.766 vota ose 50,26%
RUFKI SUMA – 1.492 vota ose 42,46%
SHERIF BERISHA (LVV) – 256 vota ose 7,29%.