Qindra protestues “Demokracia e Pranverës” janë arrestuar në shkallët e Capitol Hill në Uashington të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Pasi përshkruan për 10 ditë një marshim prej 225 km, mijëra aktivistë mbërritën në Uashington, për të protestuar rolin e parave në politikë.
Protestuesit janë nisur nga Liberty Bell e Filadelfias, ndërsa kjo protestë ka thyer rekordin e numrit të arrestuarve në Capitol Hill, transmeton syri.
“Njerëzit janë ngopur me sistemin, ata janë ngopur me korrupsionin dhe ne duam zgjedhje të lira dhe të ndershme. Kjo është e drejta jonë për të protestuar. Lufta fillon sot. Kjo nuk do të thotë se ne do të fitojmë, por ne do të luftojmë për të triumfuar. Progresistët kurrë nuk kanë humbur. Ne kemi fituar në të drejtat civile, kemi fituar në të drejtat e grave, kemi fituar në të drejtat e homoseksualëve, dhe ne jemi duke shkuar për të marrë demokracinë”, u shpreh aktivisti Cenk Uygur.