Wayne Lineker ka kontaktuar me Jack Grealish dhe i ka ofruar atij një transferim si “huazimi katër-javor” në klubin e tij të natës në Ibiza pasi ylli i Man Cityt, nuk arriti të hynte në skuadrën e Anglisë për Euro 2024.
Wayne, vëllai i ikonës së “Tre Luanëve”, Gary , është pronar i Ocean Beach dhe ka hapur dyert e tij për yllin e Anglisë dhe Man City, Grealish për të kapërcyer zhgënjimin e tij me mosprezencën në Euro 2024.
Oferta u zbulua nga një faqe e njohur sportive në Instagram ku thuhej: “Jack Grealish pranon një ofertë huazimi 4-javore nga Ocean Beach – HERE WE GO!”. Ky postim mori 25,000 pëlqime.
The Mirror e pyeti Linekerin për një koment rreth “transferimit” të yllit anglez në Ibiza, i cili tha se:”E pret Jackun në O Beach Ibiza, pasi ai është një djalë i mrekullueshëm!”.
Grealish frekuentoi Ocean Beach vitin e kaluar, duke e festuar sezonin historik me tre trofe të Manchester Cityt.
Ylli anglez ndau foto në rrjetet sociale me Wayne, pronarin e lokalit të njohur.
Gareth Southgate nuk e preferoi Jack Grealish në skuadër, ku përveç tij u largua edhe Harry Maguiren. /Telegrafi/