Ato janë të bezdisshme dhe nuk janë të lehta për t’u hequr qafe pasi shpejtësia e tyre e riprodhimit është e mahnitshme
Aktualisht, këta mysafirë të bezdisshëm mund të kenë filluar festën në shtëpinë tuaj, por procedura për largimin e tyre është shumë e thjeshtë.
Shtëpia do të ketë erë qielli dhe mizat nuk do t’ju shqetësojnë më.
Ju duhet vetëm një artikull ushqimor që e që keni tashmë në kuzhinën tuaj, transmeton Telegrafi.
Mjafton të prisni tre deri në katër limona në gjysmë dhe t’i rendisni në raftet e furrës dhe t’i lini të qëndrojnë gjatë gjithë natës.
Dera e furrës duhet të jetë e hapur.
Të nesërmen në mëngjes mbylleni furrën dhe aktivizojeni në temperaturë më të ulët për disa minuta.
Më pas lëreni të ftohet plotësisht, kurse limonët i hidhni në mbeturina. /Telegrafi/