Përsëri Real Madridi mbretëron në Evropë. Skuadra spanjolle e ka fituar për të tretën herë radhazi Ligën e Kampionëve duke e mposhtur Liverpoolin në finalen e Kievit me rezultat 3-1.
Pas një rasti nga Cristiano Ronaldo, Trent Alexander-Arnold ka mundur t’i kalojë Redsat në epërsi, mirëpo Keylor Navas reagoi për ta bërë pritjen.
Skuadra angleze u tregua rrezikshme në fillim, mirëpo largimi i lojtarit kryesor, Mohamed Salah, për shkak të një lëndimi nga një tërheqje me Sergio Ramosin, bëri që në vazhdim të ndryshonte loja dhe Los Blancos ta merrnin kontrollin.
Në fillim të gjysmës së dytë, Isco pati një mundësi fantastike për të shënuar, por e goditi vetëm transversalen. Nuk zgjati shumë dhe rezultati u zhbllokua.
Një gabim të pafalshëm të portierit Loris Karius e shfrytëzoi Karim Benzema, i cili nga afërsia ia ktheu topin në portë (51′).
Megjithatë, gëzimi i Mbretërve nuk zgjati shumë. Pas një harkimi nga këndi, Dejan Lovren e dërgoi topin me kokë te Sadio Mane, i cili e barazoi rezultatin (55′).
Inkuadrimi në lojë i Gareth Bale ndryshoi gjithçka. Sapo hyri në lojë, uellsiani shënoi një gol fantastik në mënyrë akrobatike, pas harkimit nga Marcelo (64′).
Goditja e shtyllës nga Mane dhe shansi i Ronaldos përballë portierit, ishin vetëm disa prej mundësive të pashfrytëzuara në këtë ndeshje.
Një tjetër gabim i Karius ia siguroi Realit fitoren. Gareth Bale bëri një goditje të fuqishme nga largësia, ndërsa portieri i Liverpoolit dështoi ta largonte topin edhe pse e preku me duar (83′).
Dhe pas fishkëllimës së fundit të gjyqtarit, Real Madridi iu gëzua triumfit të tretë radhazi në Ligën e Kampionëve dhe të 13-të në total në garën më të madhe evropiane për klube.
Liverpooli mbetet me pesë trofe të fituara, ndërsa për herë të fundit e ka fituar këtë garë në vitin 2005 në finalen historike kundër Milanit. /Telegrafi/
This is such a Benzema goal and this is such a goal Liverpool would concede. Great banter pic.twitter.com/bi31cn0n5T
— َ (@notRonaIdo) May 26, 2018
https://dai.ly/x6kedi6
https://twitter.com/Beardamendi/status/1000469147283750912