Site icon Telegrafi

Nuk mbarojnë pushimet luksoze për Arta Nitajn – tani në Greqi

Bukuroshja shqiptare, Arta Nitaj, po shijon pushimet momentalisht në një nga vendet luksoze në Greqi, Santorini.

Modelja, e ndjekur nga mijëra njerëz në Instagram, ka shpërndarë disa fotografi të tjera nga destinacioni i radhës.

Ajo nuk ka se si të mos marrë vëmendje me linjat trupore, e natyrisht dhe me pozat atraktive.

Foto: Screenshot/Instagram

Zeshkania dukej në top formë me një palë bikini të kuqe e një kapelë të ngjashme.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Bukuroshet Shqiptare

Nitaj kohëve të fundit ka shijuar pushime në vende të ndryshme, fillimisht në Spanjë, më pas në Shqipëri e këtë herë në Greqi.

Foto: Screenshot/Instagram

E njëjta këtë periudhë ka qenë e angazhuar në serialin e njohur, “Sha je be tu folën”.

Përkundër kësaj, ajo vazhdon të jetë një emër mjaft i diskutuar në media e faqet rozë. /Telegrafi/

Exit mobile version