U raportua nga Sport Mediaset se Chelsea ka arritur marrëveshje me Ivan Perisicin për ta transferuar si lojtar të lirë nëkëtë verë.
Mirëpo, Fabrizio Romano raporton se ende nuk ka asgjë mes të dyja palëve, por kroati është duke u pëlqyer nga Thomas Tuchel.
Ende nuk kanë filluar bisedimet mes Bluve dhe Perisicit, të cilit i skadon kontrata në fund të muajit qershor dhe është në bisedime me Interin për ta rinovuar.
Mirëpo, sipas Romanos, Nerazzurët duhet të rrisin ofertën e tyre nëse duan ta mbajnë kroatin në skuadër, pasi që ka skuadra të interesuara për të.
Interi nuk dëshiron të humbasë kroatin, por koha po mbaron dhe ata duhet të rrisin ofertën e tyre aktuale. Zikaltërit i kishte ofruar një marrëveshje dyvjeçare me vlerë 4.5 milionë euro neto plus bonuset.
Lojtari thuhet se do të preferonte një marrëveshje trevjeçare me një pagë pak më të lartë. /Telegrafi/
Perisić has no agreement with any club yet. He’s appreciated by Tuchel since January, but Chelsea are still waiting to negotiate – nothing done 🔵 #CFC
Inter are still hopeful to reach an agreement with Perisić, but they need to improve their bid – and Ljubičić is not his agent.
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) May 13, 2022