Site icon Telegrafi

Nuk ka lëndime serioze, Yamal dhe Lewandowski qetësojnë tifozët e Barcelonës

Lajme të mira në kampin e Barcelonës pas ndeshjeve të Kombëtareve, ku Robert Lewandowski dhe Lamine Yamal u lënduan.

Megjithatë si Robert Lewandowski ashtu edhe Lamine Yamal u stërvitën normalisht me Barcelonën sot, duke i dhënë fund çdo shqetësimi për gjendjen e tyre fizike.

Kjo vjen pasi lëndimet e fundit ngritën dyshime për disponueshmërinë e tyre.

Yamal u kthye nga detyra ndërkombëtare me Spanjën në fillim të kësaj jave pasi pësoi një mbingarkesë muskulore gjatë ndeshjes kundër Danimarkës. Lewandowski, i cili mori një goditje kur luante për Poloninë kundër Kroacisë, gjithashtu ishte marrë me një çështje të vogël para kësaj.

Testet mjekësore bën që dy lojtarët të jenë të gatshëm për stërvitje të plotë me pjesën tjetër të skuadrës dhe pjesëmarrja e tyre në stërvitje i qetësoi tifozët, por është e paqartë nëse Hansi Flick do t’i përdorë kundër Sevillas këtë fundjavë.

Lojtarë të tjerë si Dani Olmo, Fermin Lopez dhe Gavi gjithashtu u stërvitën dhe pritet të marrin leje mjekësore këtë javë.

Skuadra po përgatitet për ndeshjet e rëndësishme të ardhshme kundër Bayern Munich dhe Real Madrid. /Telegrafi/

 

Exit mobile version