Site icon Telegrafi

Nuk e “pikasi” sistemi kundërajror, e kamerat e sigurisë po – instituti hidrometeorologjik i Kroacisë publikon imazhet e fluturakes që u rrëzua në Zagreb

Qytetarët e Zagrebit i ka zgjuar sot një shpërthim i fuqishëm. Shpejt u mësua se një fluturake e paidentifikuar me gjatësi prej 15 metrave dhe peshë prej mbi 5 tonelatave, u rrëzua përgjatë lumit Jarun, ku për fat të mirë nuk është lënduar askush.

Se e kujt është fluturakja dhe nga ka ardhur, me çfarë misioni dhe si ka arritur të fluturojë mbi vendet anëtare të NATO-s dhe të bie, akoma nuk dihet, transmeton Telegrafi.

“Ne e kemi regjistruar fluturaken në radarët tonë, ndoshta radari nga Slemeni. Nuk mund të komentojmë për vendet e tjera”, është thënë në konferencë.

Lexo po ashtu Presidenti kroat: Fluturakja pa pilot ka ardhur nga Ukraina, peshon mbi 6 tonelata – rastin po e cilësojmë si incident serioz

E fluturaken misterioze ndoshta nuk e ka pikasur me kohë mbrojtja kundërajrore – por kamerat e sigurisë të vendosura në pjesë të ndryshme të Zagrebit e kanë regjistruar.

Atë e filmoi edhe kamera e Institutit Hidrometeorologjik që gjendet në Griç të Zagrebit. Madje janë publikuar pamjet ku shihet qielli duke shndritur pak sekonda pa u rrëzuar. /Telegrafi/

 

Exit mobile version