Oliver Kahn rrëshqiti nga karrigia e tij teksa shikonte Borussia Dortmundin të shënonte golin dramatik të barazimit në minutën e 95-të.
Drejtori i acaruar i Bayern Munichut u ul në tribuna i pafuqishëm, pasi skuadra e tij nuk ishte në gjendje të përballonte rivalët e tyre në Bundesligë.
Anthony Modeste realizoi me një goditje me kokë, për të bërë Der Klassiker 2-2 në Bundesligë.
Por, ndërsa tifozët vendas shpërthyen në festime të mëdha, portieri legjendar Kahn u ul në karrigen e tij si çdo tifoz emocional.
Ai mund të shihej duke bërtitur i tërbuar dhe duke përplasur gotën para tij i zemëruar.
“Ky rezultat do ju lë pa mend… Një lojë e çmendur futbolli me një fund zhgënjyes për ne. Fakti që pranuam golin me fishkëllimën e fundit është më se i bezdisshëm”, ka shkruar Kahn në Twitter. /Telegrafi/
Dieses Ergebnis haut einen doch vom Stuhl… Ein verrücktes Fußballspiel mit einem frustrierenden Ende für uns. Dass wir mit dem Abpfiff das Tor kassieren, ist mehr als ärgerlich. pic.twitter.com/z6Muhwi5lK
— Oliver Kahn (@OliverKahn) October 9, 2022