Sulmuesi i Gironas, Taty Castellanos fshiu rrjetet e tij sociale vetëm dy javë më parë, pasi u abuzua në internet për humbjen e një shansi kundër Barcelonës. Të martën mbrëma, ai u përgjigj në mënyrë të prerë me ndoshta natën më të madhe në karrierën e tij deri më tani – duke shënuar katër gola kundër Real Madridit.
Castellanos, i cili iu bashkua Gironas në formë huazimi verën e kaluar, kishte kontribuar te Girona gjatë gjithë sezonit dhe kishte gjithsej shtatë gola në La Liga.
Kundër Los Blancos shënoi më shumë se gjysmën e totalit, duke fituar shumë duele me qendërmbrojtësit e Real Madriditi, në veçanti Eder Militaon.
Duke folur për Movistar+ pas ndeshjes, Castellanos shpjegoi se një arritje e tillë nuk i përshtatej as imagjinatës së tij para ndeshjes.
“Ishte një natë ëndrrash. Kemi luajtur një ndeshje të madhe kundër një kundërshtari të madh, një nga më të mirët në botë”, ka thënë fillimisht Castellanos pas ndeshjes.
“Është lumturi, këtë nuk e kam imagjinuar kurrë. Duke u kënaqur me njerëzit, familjen time, njerëzit e Argjentinës që më mbështesin gjithmonë. Kjo është thelbësore”, përfundoi sulmuesi i Gironas.
Taty Castellanos is the FIRST player to score 4️⃣ goals against Real Madrid in LaLiga in the 21st century ⚽️⚽️⚽️⚽️ pic.twitter.com/5P9HIhJcuR
— 433 (@433) April 26, 2023
Ndryshe, kjo shënon jo vetëm një nga netët më të bukura në karrierën e sulmuesit, por edhe në historinë e Gironas.
Klubi spanjoll ka luajtur vetëm tre sezone në La Liga në historinë e tyre, dhe kjo pa dyshim ishte fitorja e tyre më mbresëlënëse kundër Los Blancos. /Telegrafi/