Gasthof Zewager është një birrari familjare në Gjermani, ku janë mbledhur disa të pranishëm që të shijojnë një nga llojet e prodhuara së fundmi.
Por, dy prej pjesëmarrësve që deshën të hapin fuçinë dështuan plotësisht, duke shkaktuar lagien e personave në sallë.
Ngathtësinë ata e tregojnë që në fillim, duke thyer një enë porcelani gjatë goditjes së kroit të vogël me çekan nga druri.
Megjithëse birra u zbraz në dysheme dhe mbi rrobat e tyre, ata vazhduan edhe më tutje të qeshin, sikur të mos ketë ndodhur asgjë. /Telegrafi/