Ndeshja e dytë e vlefshme për Grupin C në mes të Ukrainës dhe Maqedonisë së Veriut është fituar nga ukrainasit, që morën fitoren e parë në grupe me rezultat 2-1.
Ukraina arriti të shënojë dy gola në pjesën e parë dhe të mos pranojë asnjë, duke vulosur një super-ndeshje gjatë kësaj pjese.
Andriy Yarmolenko dhe Roman Yaremchuk shënuan golat për ukrainasit, ndërsa Ezgjan Alioski për Maqedoninë e Veriut.
Enis Bardhi është vlerësuar me notën 6.8, ndërsa Arijan Ademi (6.5), Ezgjan Alioski (6.4) e Visar Musliu me (6.7).
Më i miri në fushë ishte portieri Stole Dimitrovski me notën 8.6.
Te Ukraina më i miri ishte Andriy Yarmolenko me notën 8.1.
Notat e lojtarëve të Ukrainës dhe Maqedonisë
/Telegrafi/