Roma ka arritur ta mposhtë RB Salzburgun në Stadio Olimpico me rezultatin e nevojshëm për të vazhduar tutje në Ligën e Evropës.
Giallorossët kanë marrë notë mesatare më të lartë se ekipi mysafir, duke qenë skuadra fituese dhe duke bërë paraqitje më të mirë.
Golashënuesi Paulo Dybala është futbollisti me vlerësimin më të lartë, ndërsa në përgjithësi lojtarët vendas kanë marrë nota të mira.
Sulmuesi mysafir, Maurits Kjaergaard, i cili u zëvendësua në fund të pjesës së parë ka marrë notën më të ulët në ndeshje.
Në vijim është vlerësimi i plotë i SofaScore për lojtarët e të dyja skuadrave në ndeshjen Roma 2-0 RB Salzburg. /Telegrafi/