Bayern Munichu ka luajtur baras në udhëtimin e vështirë te RasenBallsport Leipzig, në ndeshjen e vlefshme për javën e katërt në Bundesliga.
Duke qenë se rezultati ishte i barabartë, edhe nota mesatare e vendasve (6.71) ishte e përafërt me atë të mysafirëve (6.81).
Joshua Kimmich është vlerësuar me notën më të lartë në këtë ndeshje (7.7), derisa paraqitje të mirë kanë pasur edhe golashënuesi Robert Lewandowski (7.6) dhe portieri Manuel Neuer (7.3).
Yussuf Poulsen ishte lojtari më i mirë te Leipzigu (7.5), ndërsa lojtari me notën më të vogël është mbrojtësi i majtë i Bayernit, Lucas Hernandez (5.8).
Vlerësimi i plotë i lojtarëve të të dyja skuadrave:
/Telegrafi/