Manchester City ka shënuar fitore ndaj Copenhagen me rezultat 3-1 edhe në ndeshjen kthyese të fazës së parë të eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve, për të kaluar në çerekfinale.
Manuel Akanji, Julian Alvarez dhe Erling Haaland i shënuan golat për qytetarët, ndërsa golin e nderit për danezët e shënoi Mohamed Elyounoussi.
Lojtari më i mirë në ndeshje doli të jetë Alvarez që nga SofaScore u vlerësua me notën 8.3.
FULL-TIME | Into the last eight! 🏆🙌
🩵 3-1 ⚪️ #ManCity pic.twitter.com/2UesUWytp8
— Manchester City (@ManCity) March 6, 2024
Pas tij vlerësim të lartë kishin Rico Leëis (7.5), Manuel Akanji (7.5) dhe Mateo Kovacic (7.5).
Te mysafirët më i miri ishte Elyounoussi me notën 7.6, ndërsa më i dobëti në fushë u vlerësua portieri Kamil Grabara me notën 5.1.
Notat e lojtarëve të Man City dhe Copenhagen
/Telegrafi/