Me një rikthim të jashtëzakonshëm, Real Madridi e ka nëpërkëmbur Liverpoolin në Anfield në ndeshjen e parë të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve.
Los Blancos pranuan dy gola në minutat e parë, mirëpo ishin sensacionalë në vazhdim duke shënuar pesë herë në portën e Redsave, ashtu që kanë marrë notë mesatare dukshëm më të lartë se ekipi vendas.
Golashënuesit e dyfishtë që ishin po ashtu edhe asistues, Vinicius Junior e Karim Benzema, janë më të vlerësuarit të ndjekur nga Eder Militao, i cili po ashtu shënoi.
Te vendasit është veçuar paraqitja e Mohamed Salah, i cili asistoi në golin e parë dhe e realizoi golin e dytë.
Alisson Becker ka marrë notën më të ulët në ndeshje, i ndjekur nga mbrojtësit e tij, derisa më mirë nuk ka kaluar as portieri në anën tjetër, Thibaut Courtois, i cili po ashtu bëri një gafë sikurse homologu i tij.
Në vijim është vlerësimi i plotë i lojtarëve të të dyja skuadrave në ndeshjen Liverpool 2-5 Real Madrid. /Telegrafi/