Kosova barazoi 1-1 me Andorrën në kuadër të kualifikimeve për Euro 2024.
Golin për Dardanët e realizoi Edon Zhegrova, ndërsa për mysafirët shënoi Albert Rosas.
Kosova ishte skuadër më e mirë në fushë dhe mori notën e përgjithshme 7.01, ndërsa Andorra u vlerësua me 6.66.
Lojtarët me paraqitjen më të mirë u vlerësuan Zhegrova dhe Milot Rashica, të dy u vlerësuan nga Sofascore me notën 7.8.
Edoni u fut nga banka rezervë, ndërsa Miloti luajti për 90-të minuta, duke qenë fantastik në krahun e tij.
Në anën tjetër, dështimi i kësaj sfide doli të ishte Jordi Rubio që u vlerësua me 5.7.
Vlerësimi i lojtarëve të tjerë i të dyja ekipeve sipas Sofascore:
/Telegrafi/