Juventusi dhe Hellas Verona i kanë ndarë pikët në kuadër të javës së pestë në Serie A, pasi ndeshja përfundoi 1-1.
Golin për Zonjën e Vjetër e shënoi Dejan Kulusevksi, derisa për mysafirët shënoi Andrea Favilli.
Juventusi ishte skuadër më e mirë në fushë dhe mori notën e përgjithshme 6.83, me Veronën që u vlerësua me 6.60.
Lojtari me paraqitjen më të mirë ishte Mattia Zaccagni që asistoi te goli i Veronës dhe u notua me 7.7.
Në anën tjetër, dështimi i kësaj sfide doli të ishte Federico Bernardeschi me vlerësimin 5.9.
Vlerësimi i lojtarëve të tjerë i të dyja skuadrave:
/Telegrafi/