Me një gol të realizuar, Juventusi ka arkëtuar pikë të plota kundër Atletico Madridit para tifozëve në Torino, për të vazhduar me sukseset në Ligën e Kampionëve.
Falë paraqitjes më të mirë, vendasit kanë marrë notë mesatare më të lartë (6.91) në krahasim me skuadrën mysafire (6.40).
Golashënuesi i vetëm në këtë takim, Paulo Dybala (7.6) është lojtari me vlerësimin më të lartë, i cili ndiqet ngushtë nga disa lojtarë tjerë të Zonjës së Vjetër.
Lojtari më notën më të ulët është vlerësuar qendërmbrojtësi Mario Hermoso (5.9), i ndjekur nga portieri Jan Oblak (6.0).
Vlerësimi i plotë i lojtarëve të të dyja skuadrave:
/Telegrafi/