Interit ka arritur të marr fitore ndaj Fiorentinës, duke e mposhtur në fund me rezultat 2-1.
Vendasit fillimisht shënuan me një penallti, ndërsa Fiore barazoi me një goditje të bukur, por të devijuar të Federico Chiesas.
Në fund u desh të dal në skenë mbrojtësi Danilo D’Ambrosio që shënoi gol për t’i sjell Interit tri pikë.
Pikërisht D’Ambrosio ka dalë lojtar i ndeshjes me notën 8.1.
Pas tij vjen Mauro Icardi që është vlerësuar me notën 7.3.
Te Fiorentina më i miri ka qenë Federico Chiesa që është notuar me 8.0.
Lojtari më i dobët në ndeshje ishte portieri mysafir Alban Lafont në notën 6.1. /Telegrafi/