Interi i ka marrë pikët e plota në përballjen e javës së 21-të në Serie A kundër Lazios.
Nerazzurrët bënë paraqitje më të mirë në Giuseppe Meazza, ashtu që kanë marrë notë mesatare më të lartë se Biancocelestët.
Me gol dhe asistim, Alessandro Bastoni (8.4) ka marrë vlerësimin më të lartë në ndeshje, derisa nota më e ulët te zikaltrit ka shkuar për portierin Samir Handanovic (6.0).
Qendërmbrojtësi Luiz Felipe (7.6) ka marrë notën më të lartë te mysafirët, ndërsa nota më e ulët ka shkuar për Toma Basic (6.2).
Dy shqiptarët, Thomas Strakosha (6.4) dhe Elseid Hysaj (6.5), kanë marrë vlerësime të përafërta.
Në vijim është vlerësimi i plotë i lojtarëve të të dyja skuadrave në ndeshjen Inter 2-1 Lazio. /Telegrafi/