Bayern Munichu e ka shijuar humbjen e parë sezonale edhe atë në Allianz Arena, derisa Eintracht Frankfurti i është gëzuar fitores së parë.
Edhe pse e humbën ndeshjen, bavarezët janë vlerësuar me notë mesatare më të lartë për shkak të angazhimit të tyre.
Portieri i ekipit mysafir, Kevin Trapp (9.0), është konsideruar si heroi këtij takimi për shkak të intervenimeve të tij.
Duke qenë golashënues dhe asistues, Filip Kostic, ka marrë vlerësim të lartë sikurse edhe Leon Goretzka në anën tjetër.
Në vijim është vlerësimi i plotë i lojtarëve të të dyja skuadrave nga SofaScore për ndeshjen Bayern Munich 1-2 Eintracht Frankfurt. /Telegrafi/