Ballkani edhe pse ishte në epërsi nga pjesa e parë, pësoi humbje në fund me rezultat 2-1 nga Sivasspor në “Fadil Vokrri” në kuadër të xhiros së katër të fazës së grupeve.
Armend Thaqi shënoi golin për Ballkanin, ndërsa në pjesën e dytë mysafirët shënuan dy herë me Hakan Arslan dhe Karol Angielskin për të fituar ndeshjen.
Lojtari më i vlerësuar te Ballkani ishte Armend Thaqi me notën 7.6.
Pas tij lartë u vlerësua edhe Meriton Korenica me notën 7.4.
Te mysafirët Arslan ishte më i vlerësuari me notën 7.7.
Notat e lojtarëve të Ballkanit dhe Sivassporit
/Telegrafi/