Nora Istrefi ka publikuar një fotografi nga fëmijëria e saj, ku ka pozuar së bashku me babanë, tash të ndjerin, Nezir Istrefi.
Në përshkrimin e fotografisë, këngëtarja ka treguar se ajo është realizuar më 17 shkurt të vitit 1996.
Ndërkaq, krahas hashtagut për vendin (Prishtina), e ka shoqëruar edhe me hashtagun: “Më mungon babai im”.
Familja Istrefi humbi kryefamiljarin Nezir Istrefi në vitin 2004, në një aksident tragjik, gjersa bashkëshortja e tij, Suzana Tahirsylaj, hoqi dorë nga muzika dhe iu përkushtua rritjes së fëmijëve.
Babai i motrave Istrefi ka qenë gjithashtu pjesë e televizionit. Ai punonte në Radio Televizionin e Kosovës, gjersa disa herë e ke prekur skenën si moderator dhe recitues.
Natyrisht se ai ka qenë frymëzim për këngëtaret Nora dhe Era Istrefi për të qenë pjesë e skenës.
Këngëtaret e famshme kanë edhe një motër, Nita dhe një vëlla, Bledi. /Telegrafi/
https://youtu.be/3Wv3LE3lowQ