Këngëtarja e njohur shqiptare, Nora Istrefi është rikthyer me një projekt të ri muzikor.
Artistja ka lansuar një këngë të re që mban titullin “Amanet”, të cilën e solli të kompletuar edhe nga ana vizuale.
Teksti i projektit të ri të Norës është shkruar nga Ghulo, me muzikë nga Kushtrim Kelani dhe Nurteel, ndërsa për videoklipin u përkujdes Entermedia.
Në klip këngëtarja ka shkëlqyer edhe me paraqitjen, ajo dukej në formë të mirë dhe e veshur me shumë stil në disa dukje të ndryshme.
Kënga tashmë gjendet e publikuar në kanalin zyrtar të Norës në YouTube dhe padyshim do të mirëpritet nga ana e fansave të saj të shumtë.
Kujtojmë që ky projekt I Norës vjen pas bashkëpunimi të suksesshëm me Cricket dhe Geskon “Me ty”.
Përveç kësaj, këngëtarja gjithashtu mbetet e angazhuar me koncerte dhe mbrëmje të ndryshme muzikore. /Telegrafi/