Nora Istrefi sot është ndër këngëtaret më të suksesshme të skenës muzikore shqiptare, por kaq e suksesshme nuk kishte qenë edhe me mësime në shkollë.
Një fotografi e publikuar shihet se këngëtarja kishte nota të dobëta gjatë shkollës së mesme, transmeton Telegrafi.
Notat e publikuara janë të vitit të katërt, të shkollës së mesme të muzikës “Prenk Jakova” ku Nora kishte vijuar mësimet.
“Sa t’kom dasht” titullohet projekti i saj i fundit i publikuar para pak ditësh që arriti një pëlqyeshmëri të madhe të publikut./Telegrafi/.