Xhudistja e Kosovës, Nora Gjakova, nuk ka arritur të fitojë medalje në Mastersin e Jerusalemit në xhudo.
Sportistja jonë ka konkurruar në kategorinë -57 kg dhe ka përfunduar e pesta në renditje, njëkohësisht duke i fituar edhe 648 pikë olimpike për Lojërat Olimpike ‘Paris 2024’
“Kampionia olimpike, Nora Gjakova, e pesta në Mastersin e xhudos dhe +648 pikë olimpike Paris 2024”, shkruan në njoftimin e KOK-ut.
Mastersi konsiderohet ndër garat më të mëdha të xhudos, ku vetëm Kampionati Botëror jep më shumë pikë për ranglistën olimpike.
Më herët, Distria Krasniqi e fitoi medaljen e artë në këtë turne duke triumfuar ndaj britanikes Chelsie Giles në finale.
Me këtë rast, krahas medaljes, ajo siguroi edhe 1.800 pikë për Lojërat e ardhshme Olimpike. /Telegrafi/
BRAVO D I S T R I A🔥🥇🥋🇽🇰
Distria Krasniqi, për herë të katërt medaliste e artë në Mastersin e xhudos “Jerusalem 2022”. Kampionia olimpike shënoi katër fitore dhe një tjetër pa luftë.
Krasniqi fitoi edhe 1800 pikë olimpike Paris 2024. #judomasters #roadtoparis2024 pic.twitter.com/qNz7nIQrnF
— NOC KOSOVO 🥇🥇🥇 (@NOCKOSOVO) December 20, 2022