Reperi i njohur shqiptar, Noizy është ndaluar për disa orë nga policia austriake. Ka qenë vetë reperi ai i cili ka njoftuar për mungesën në njërin prej koncerteve të tij, përmes një video të postuar për fansat.
Koncerti i Noizyt do të zhvillohej në Linz dy ditë më parë, menjëherë pas nisjes me aeroplanin privat nga aeroporti ndërkombëtar i Prishtinës, transmeton Shekulli.
Por pas anulimit të tij, ka qenë vetë reperi i cili përmes një video në “Facebook” u ka kërkuar ndjesë fansave për anulimin e koncertit duke u shpjeguar edhe arsyet se përse ndodhi diçka e tillë. Ai nuk tregon arsyen e ndaljes nga policia.