Rep-artisti që për vite me radhë është dëgjuar nga një pjesë e madhe e popullsisë është padyshim Noizy.
Përpos karrierës personale, ai shpesh jep informacione edhe nga jeta personale, e cila komentohet mjaft në faqet rozë.
Në një postim të fundit në rrjetin social Instagram, Noizy është parë i veshur me plot stil, ndërsa përçoi një mesazh.
“Dikur ikja nga policia, tani kam disa biznese”, është shprehur ai në përshkrim.
Kësaj radhe ai kishte zgjedhur që të fotografohet nga profili i fytyrës, teksa shihej duket përdorur telefonin.
Sa i përket projekteve muzikore, para pesë muajve ai solli “All Dem Talk”, në bashkëpunim me Gzuz dhe Dutchavelli. /Telegrafi/