Site icon Telegrafi

Njihuni me gjeneratën e katërt të telefonave të palosshëm nga Samsung

Samsung krijoi pajisjet e para të palosshme dhe mbetet lider në treg, nga softueri te hardueri, dizajni e deri te shitjet. Seritë Galaxy Z janë telefonat inteligjentë më fleksibël në treg sot. Me dizajn që ndryshon formën, ekrane që të përfshijnë në zemër të përmbajtjes, veçori që lehtësojnë kryerjen e disa detyrave njëkohësisht, foto dhe video pa duar, seria Z ripërcakton telefonin inteligjent, duke ju dhënë përfitime të reja falë formës unike.

Duke vazhduar këtë traditë, më 10 gusht Samsung prezantoi gjeneratën e katërt të smartphone-ve të palosshëm: Galaxy Z Flip4 dhe Galaxy Z Fold4.

 

Galaxy Z Fold4 – i fuqishëm dhe produktiv

Galaxy Z Fold 4 vjen me një ekran 6,2 inç (i mbyllur) dhe ekranin kryesor 7,6 inç (i hapur) Infinity Flex me një ekran më të ndritshëm, një rifreskim adaptiv 120 Hz dhe një kamerë më pak të dukshme nën ekran (UDC) që paraqet një rregullim të ri. Një nga komponetët e ri është dhe platforma e fuqishme celulare Qualcomm Snapdragon 8+ Gen 1. Për më tepër, është pajisja e parë që vjen me Android 12L, një version i veçantë i Android i krijuar nga Google për eksperienca me ekran të madh, përfshirë pajisjet e palosshme.

Me këtë smartphone, kryerja e shumë detyrave njëkohësisht është më i lehtë se kurrë, kështu që përdoruesit mund të bëjnë më shumë edhe kur janë në lëvizje. Shiriti i ri Taskbar ofron një plan të ngjashëm me kompjuterin tuaj, duke ofruar akses në aplikacionet tuaja të preferuara. Përvoja e ‘multitasking’ është edhe më e plotë falë SPen, duke mundësuar vizatimin dhe mbajtjen e shënimeve në Galaxy Z Fold4. Gjithashtu, Samsung ka vazhduar bashkëpunimin me Google dhe Microsoft për të zgjeruar numrin e aplikacioneve me Flex Mode, funksione të veçante të cilat janë të disponueshme kur telefoni është gjysmë i hapur. Chrome dhe Gmail mbështetin funksionalitetin drag-and-drop për të dërguar skedarë apo lidhje ndërsa Outlook ka një pamje të përshtatur për ekranet e mëdha.

Për sa i përket kameras, Galaxy Z Fold4 vjen me një lente të gjerë të përmirësuar 50 MP dhe lente zmadhimi 30x. Me madhësinë më të madhe të pikselit, një sensor 23 përqind më të ndritshëm dhe fuqinë e përmirësuar të përpunimit, përdoruesit mund të kapin imazhe të qarta edhe gjatë natës.

 

Galaxy Z Flip4 – rezistent brenda dhe jashtë

Dizajni kompakt si guaskë i Galaxy Z Flip4 ofron përvoja unike që nuk janë të disponueshme në asnjë smartphone tjetër. Galaxy Z Flip4 ka një ekran kryesor 6,7 inç dhe një ekran të jashtëm 1.9-inç me të cilin mund hyni te Cilësimet e Shpejta, t’i përgjigjjeni mesazheve, etj pa pasur nevojë të hapni ekranin kryesor. Ky smartphone tashmë vjen me baterinë e zgjeruar 3,700 mAh dhe me Super Fast Charging mund ta karikoni deri në 50 për qind për rreth 30 minuta.

Galaxy Z Flip4 prezantoi FlexCam, perfekte për të xhiruar video pa duar ose shkrepur selfie në grup në kënde të ndryshme duke e palosur pjesërisht smartphone-n. Për më tepër, mund të shkrepni selfie me cilësi të lartë direkt nga ekrani duke përdorur kamerën kryesore falë Quick Shot të përmirësuar. Filloni regjistrimin e videos me cilësi të lartë në modalitetin Quick Shot dhe më pas kaloni pa më të voglin problem në Flex Mode për të vazhduar regjistrimin pa duar pa e ndalur videon.

Gjithashtu, Galaxy Z Flip4 vjen me një kamer të përmirësuar të pajisur me një sensor 65% më të ndritshëm të mundësuar nga platforma celulare Snapdragon® 8+ Gen 1 për foto dhe video më të qarta – ditën ose natën.

Z Flip4 dhe Z Fold4 janë pajisjet më të forta të palosshme ndonjëherë, falë kornizave Armor Aluminium dhe Corning® Gorilla® Glass Victus®+ ekskluziv. Qëndrueshmëria e panelit të ekranit kryesor është përmirësuar gjithashtu falë strukturës së optimizuar të shtresës, duke ndihmuar në reduktimin e dëmtimit nga goditjet e jashtme. Për më tepër, Z Flip4 dhe Z Fold4 janë rezistente ndaj ujit pasi janë të pajisura me IPX8.

Klientët që porosisin paraprakisht ose Galaxy Z Flip4 ose Galaxy Z Fold4 do të përfitojnë zbritje në shumën 200 Eur me blerjen e Galaxy Z Fold4 ose 150 Eur me blerjen e Galaxy Z Flip4. Gjithashtu, do përfitojnë siguracionin e ekranit të brendshëm të pajisjes që mbulon një dëmtim të ndodhur brenda një viti nga blerja e pajisjes.  Promocioni zgjat nga data 10 gusht deri në 25 gusht 2022. Për më shumë informacion, vizitoni: https://www.samsung.com/al/offer/preorder-galaxy-z-fold4-z-flip4-xk.

Exit mobile version