Site icon Telegrafi

Njihuni me 101-vjeçaren Virginia Oliver, e cila është eksperte e gjahut të gaforreve: Tërë jetën kam punuar, pse do të ndalesha tani?

Kur Virginia Oliver filloi gjahun e gaforreve në afërsi të brigjeve Meine, Lufta e Dytë Botërore as që flitej se do të fillonte, telefoni ishte inovacion kurse peshkimi për gra – diçka e rrallë.

Pothuajse një shekull më vonë, Oliver që i ka 101 vjet akoma kryen punën e saj. Është gjuetarja më e vjetër e gaforreve në shtet, dhe sipas të gjitha gjasave më e vjetra në botë, transmeton Telegrafi.

Oliver akoma viziton kurthet e saj te brigjet e Rockland, së bashku me të birin 78-vjeç, Maxin. Oliver filloi të merre me gjuetinë e gaforreve kur ishte vetëm 8-vjeqe.

Këto ditë gjuan me ndihmën e varkave që i përkisnin bashkëshortit të ndjerë dhe mban emrin e saj Virginia. Thotë se nuk e ka ndërmend të ndalet, por pranon se kujdeset për reputacionin e gaforreve në Meine, që është një top temë këto ditë.

“Punoj tërë jetën, dhe nuk shoh arsye të ndalem”, ka thënë ajo për Associated Press.

Industria e gaforreve ka ndryshuar dekadave të fundit që Oliver i kaloi në ujëra, dhe me kalimin e kohës gaforret u bën ushqimi i preferuar i të pasurve.

Dikur shiteshin për 28 centë në porte detare kur ajo filloi me gjahun e tyre, e tani çmimi i tyre është 15 më i lartë.

Çdo mëngjes zgjohet herët për ta nxjerrë varkën në ujë. Virginia thotë se ka lindur për këtë punë, babai i saj ka qenë shitës i gaforreve në fillimi të shekullit të 20-të – ku e merrte me vete në çdo udhëtim. /Telegrafi/

Exit mobile version