Site icon Telegrafi

Njihet për veshjet luksoze – Françeska Murati me dukjen më të shtrenjtë në finalen e Big Brother

Françeska Murati ka qenë njëra nga banoret e Big Brother që ka marrë vëmendje të madhe me veshjet luksoze.

Ajo është komentuar thuajse për çdo spektakël të këtij edicioni për brendet e përzgjedhura.

E së fundmi, modelja ka rënë në sy edhe në finalen e Big Brother VIP Albania 3.

Foto: Screenshot/Instagram

E njëjta përzgjodhi një fustan dypjesësh, i cili në pamje dukej i thjeshtë, por mjaft elegant.

Lexo po ashtu Kaluan natën së bashku - Ilnisa Agolli ndan një moment nga shtrati me Meritonin

I gjithë ‘look’-u shihet se i kushtoi shumë asaj, të paktën siç tha në një prononcim para mediave.

Foto: Screenshot/Instagram

“Një firmë shumë të thjeshtë. është pak më modest ky fustani. Jam britanike nuk është etike të flasësh çmime”, tha fillimisht ajo.

Tutje, bukuroshja theksoi: “Veshja më e shtrenjtë që kam veshur deri më tani”.

Foto: Screenshot/Instagram

Sidoqoftë, Françeska rrëfeu planet për dasmë e më pas për një tjetër fëmijë. /Telegrafi/

Exit mobile version