Njësitet speciale të Policisë mëngjesin e sotëm kanë zbarkuar në Ndërmarrjen Publike “Pallati i Rinisë” pas një urdhri nga Prokuroria Speciale e Kosovës.
Siç raportohet nga vendi i ngjarjes një person është arrestuar për dyshime “Keqpërdorim i pozitës zyrtare”.
Telegrafi ka kontaktuar Policinë e Kosovës dhe Prokurorinë Speciale për të marrë më shumë informacione rreth këtij aksioni dhe është në pritje të përgjigjes.
Ndryshe, ekipi i Telegrafi është në vend ngjarje dhe do të ju mbajë të informuar për zhvillimet e fundit. /Telegrafi/