Carlos Slim, njeriu më i pasur në Meksikë, njëherësh i dyti më i pasur në botë, ka thënë se ai do të donte të fuste një javë punë tre-ditore dhe një moshë më vonë të daljes në pension.
“Është një ndryshim i madh për të shkëmbyer më pak ditë pune me më shumë vjet deri në pension. Në fakt, kemi filluar këtë në Telmex, disa vite më parë. Jemi duke ju ofruar njerëzve që kanë më shumë dije që të qëndrojnë më gjatë dhe të punojnë më pak ditë”, ka thënë ai, përcjell Telegrafi.
Slim, siç shkruajnë mediat e huaja, kishte bërë miliardat e tij në industrinë e telekomunikacionit si kryetar dhe drejtor ekzekutiv i Telmex dhe Amerika Movil, me e madhja agjenci celularësh në Amerikën Latine.
Ai për herë të parë kishte filluar të fliste për një javë tre-ditore në vitin 2014, pasi që është vlerësuar se avancimet teknologjike kanë mundësuar që makineritë të mund të punojnë 24-orë në ditë, ndërsa njerëzit punojnë në një javë më të shkurtër, por më gjatë në jetë.
Plani do të lejojë më shumë vende pune për të rinjtë dhe ekspertizë më të mirë nga punëtorët e moshuar të cilët do të qëndronin më gjatë, përcjell Telegrafi.
Slim ka thënë se ai tashmë u ka ofruar një javë treditore për stafin e tij dhe se rreth 40 për qind e stafit e kanë pranuar atë.
Ndryshimet e javës së punës nuk janë asgjë e re në qytetërimin, vlerëson Slim, përcjell Telegrafi.
“Më herët punohej 72 orë, gjashtë ditë në javë. Pastaj 60 orë. Suksesi i madh ishte 48-orëshi në javë. Pastaj ‘java angleze’, ku punohej të shtunën e pushohej vetëm të dielave. Pastaj 40 orë”, ka shtuar më tej ai.
Disa kompani në Suedi e kanë futur “javën më të shkurtër të punës” duke e bërë ditën e punës më të shkurtër, për të përmirësuar produktivitetin.
Qendra e Toyota-s në Gothenburg, qytetin e dytë më të madh të Suedisë, e kishte bërë ndryshimin 13 vjet më parë, kompani kjo që kishte raportuar se kishte staf më të lumtur, një normë më të ulët të qarkullimit, si dhe një rritje të fitimit në atë kohë.
Filimundus, një zhvillues aplikacionesh, me bazë në kryeqytetin Stokholm, paraqiti ditën gjashtë-orëshe në vitin 2015. /Telegrafi/