Site icon Telegrafi

Njëri prej hiteve më të mëdha në histori është i vjedhur? (Video)

Anëtarët e bendit legjendar, “Led Zeppelin”, do të paraqiten në gjykatë, pasi akuzohen se hiti i tyre mbarëbotëror, “Stairway to Heaven”, është plagjiat.

Frontmeni Robert Plant dhe kitaristi Jimmy Page do të dalin para një gjykate në Los Angeles më 10 maj për të paraqitur dëshmitë e tyre se kënga është origjinale.

“Stairway to Heaven” thuhet se është kopjuar nga kënga “Taurus” e grupit “Spirit”. Gjykatësi Gary Klauser ka deklaruar se ekzistojnë ngjashmëri ndërmjet dy këngëve, prandaj Gjykata e Qarkut në Los Angeles do të vendosë për origjinalitetit e këngës së “Led Zeppelin”.

Kitaristi i grupit “Spirit”, Randy California, para se të ndërronte jetë (në vitin 1997), në një intervistë për revistën Listener kishte thënë se njëra prej këngëve më të mira të të gjitha kohërave është vjedhur nga ai.

“Ata kanë fituar miliona me atë këngë dhe asnjëherë nuk na kanë falënderuar, asnjëherë nuk na kanë pyetur: ‘A duhet t’ju paguajmë?’ Këtë e kam akoma një pikë të dhimbshme”, kishte thënë asokohe Randy.

Kënga “Stairway To Heaven” është lansuar në vitin 1971, derisa “Taurus” tre vite më herët, në vitin 1968. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=9Q7Vr3yQYWQ

Exit mobile version