Site icon Telegrafi

Njerëzit që kanë punuar me Whitneyn thonë se ajo ka qenë biseksuale dhe në lidhje me asistenten e saj (Foto)

Njerëzit e afërt të Whitney Houston besojnë se ajo ka qenë në lidhje lesbike me asistenten e saj.

Në një dokumentar për jetën e divës së muzikës pop, personat e afërt të Whitneyt kanë thënë se ajo ka qenë në lidhje lesbike me Robyn Crawford, një femër që i ka qëndruar pranë duke punuar me të për dy dekada.

Lexo po ashtu Rrëfimi i truprojës së Houston, i cili u përpoq ta ndihmonte (Foto)

Dokumentari me titull “Whitney: Can I Be Me” paraqet ngritjet dhe rëniet e këngëtares së ndjerë gjatë karrierës mbresëlënëse, kurse njëkohësisht hap debat edhe për ata që kanë mundur të kenë pasur ndikim në vdekjen tragjike të saj dhe vartësinë nga droga si shkakun kryesor të vdekjes.

Robyn Crawford dhe Whitney Houston (Getty Images)

Ellin Lavar, e cila ka qenë përgjegjëse për veshjen e Houston dhe truporja e saj, Kevin Ammons, kanë konfirmuar se këngëtarja ka qenë biseksuale dhe e dashuruar me asistenten e saj.

Pas vdekjes së Whitney në vitin 2012, ish-burri i saj, Bobby Brown, pati thënë se ajo do të ishte akoma gjallë po të kishte folur haptas për seksualitetin e saj.

Gjatë dokumentarit, ish-truproja tjetër e këngëtares, David Roberts, ka thënë madje se Robyn dhe Brown kanë pasur edhe përleshje fizike në lidhje me Houston.

Whitney ishte e martuar me Bobby Brown gjatë viteve 1992-2007 (WireImage)

Fansat mezi po e presin shfaqjen e dokumentarit, i cili do ta transmetohet në BBC gjatë fundjavës, ku thuhet se Whitney ka qenë biseksuale dhe e dashuruar edhe në asistenten Robyn Crawford edhe me burrin e saj, Bobby Broën dhe kjo gjë ka ndikuar në gjendjen psikike të këngëtares. /Telegrafi/

Exit mobile version