Njerëzit ngritën spekulimet se një ari në një kopsht zoologjik në Hangzhou të Kinës ishte në të vërtetë një punonjës i tyre me kostum.
Akuzat erdhi kur videoja e “këtij ariu” në kopshtin e tyre u bë virale në rrjetet sociale, transmeton Telegrafi.
Në video ishte ariu që qëndronte në këmbë dhe shumë spekuluan se mund të ketë qenë njeri, ku vunë në dukje këmbët e tij të holla.
Këto spekulime kanë bërë që kopshti zoologjik të lëshonte një deklaratë të dielën.
“Kur bëhet fjalë për arinjtë, gjëja e parë që vjen në mendje është një figurë e madhe e frikshme.. Por jo të gjithë arinjtë janë gjigantë”, thuhet në deklaratë.
Arinjtë e Diellit janë speciet më të vogla të arinjve, dhe kopshti zoologjik tha se ata janë zakonisht rreth madhësisë së një qeni të madh.
Ata janë një specie e rrezikuar vendase në pyjet tropikale të Azisë Juglindore. /Telegrafi/