Plani i Barcelonës për sezonin e transferimeve të verës po bëhet më i qartë dhe tashmë disa emra kanë fituar terren për të kryer me sukses një kalim në Camp Nou.
Barcelona është lidhur me shumë emra gjatë muajve të fundit, por disa nga ta janë më favorit.
Telegrafi më poshtë u sjell emrat e 10 lojtarëve më të mundshëm dhe shanset e tyre për t’iu bashkuar klubit këtë vit.
Guido Rodriguez – 95%
Nënshkrimi i argjentinasit thuhet se ka mbetur vetëm të bëhet zyrtar. Ai pritet të nënshkruajë një kontratë dyvjeçare me Blaugranat.
Joao Cancelo – 60%
Edhe pse qëndrimi i tij në Barçë nuk është aq i dukshëm sa më parë, portugezi pritet të jetë pjesë e skuadrës edhe sezonin e ardhshëm.
Xavi Simons – 55%
Si Barça ashtu edhe lojtari po bëjnë presion që huazimi të ndodhë. Kalimi i tij në Camp Nou është duke u bërë më i mundshëm çdo ditë e më shumë.
Joao Felix – 50%
Barcelona pritet ta mbajë portugezin nëse nuk nënshkruan ndonjë objektiv të preferuar për pozicionin e sulmuesit të krahut të majtë.
Joshua Kimmich – 40%
Gjermani është një nga objektivat primare për pozicionin e mesfushës defensive. Ai thuhet se po refuzon të zgjasë marrëveshjen e tij me Bayern dhe pret që Blaugranët të bëjnë një ofertë.
Nico Williams – 30%
Sulmuesi anësor i majtë kërkohet nga Barça dhe është në dispozicion për 50 milionë euro, por nuk ka asgjë të avancuar për momentin.
Bernardo Silva – 25%
Portugezi thuhet se po ëndërron t’i bashkohet Blaugranave, duke qenë gjithashtu një nga objektivat me prioritet nga Xavi. A do ta duan ata akoma nëse klubi merr Xavi Simons? Kjo është pyetja.
Martin Zubimendi – 20%
Mesfushori mbrojtës mbetet një objektiv i nxehtë, por Real Sociedad nuk ka gjasa ta shesë atë për më pak se 60 milionë euro.
Dani Olmo – 15%
Ish-talenti i La Masias mbetet një opsion për të forcuar sulmin e Barçës, por klauzola e tij e lirimit është 60 milionë euro.
Amadou Onana – 10%
Opsioni i preferuar i Decos për mesfushën mbrojtëse do të kushtonte 55 milionë euro pasi Everton nuk po bie nga kategoria; kështu, interesi i Barçës për lojtarin është ftohur.
Darwin Nunez – 8%
Barça mund të shkojë për uruguaianin nëse Robert Leëandoëski largohet nga klubi; të dy skenarët duken pothuajse të pamundur për momentin. /Telegrafi/