Site icon Telegrafi

Një i vrarë dhe disa të plagosur nga të shtënat në qendër të qytetit Renton, Uashington

Nga të shtënat me armë në Renton, Uashington kanë mbetur të paktën një person i vdekur dhe disa të tjerë të plagosur në orët e para të së shtunës (sipas kohës lokale), ka thënë policia.

Siç shkruan Fox News, përcjell Telegrafi, Departamenti i Policisë së Renton tha se ata iu përgjigjën një thirrjeje për të shtëna të shumta në Logan Ave S pak para orës 1 të mëngjesit, kur gjetën një person të vdekur dhe “viktima të shumta”.

Të paktën prej tyre janë trajtuar në vendngjarje, ka bërë të ditur policia.

Po sipas policisë, të shtënat ndodhën nga një “mosmarrëveshje” midis njerëzve në një “mbledhje të madhe”.

Asnjë i dyshuar nuk është ende në paraburgim, tha departamenti për Fox News Digital, duke shtuar se të mund të kenë qenë të përfshirë disa persona të armatosur.

“Për shkak të turmës së madhe, agjenci të shumta u thirrën për të ndihmuar”, ka deklaruar policia duke paralajmëruar banorët që të shmangin zonën pasi është ende një skenë aktive. /Telegrafi/

Exit mobile version