Një stuhi e fuqishme goditi Stambollin dhe pjesë të tjera të Turqisë të hënën, duke vrarë të paktën një person dhe duke shkaktuar kërdi në qytetin me rreth 15 milionë banorë, thuhet në raporte.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, një grua gjeti vdekjen në lagjen Esenyurt të Stambollit, ku erëra të forta shkatërruan një pjesë të një çatie e cila ra mbi të dhe fëmijën e saj. Fëmija mbijetoi me disa lëndime.
Diku tjetër në qytet, erërat rrëzuan një kullë sahati, shkulën pemë dhe shkaktuan përmbysjen e të paktën tre kamionëve, raportoi televizioni privat NTV. Të paktën tetë persona u plagosën.
Si pasojë, Bosfori, rruga e ngushtë ujore që ndan qytetin, u mbyll gjithashtu për trafikun detar dhe shërbimet e trageteve u anuluan.
https://www.youtube.com/watch?v=zXhpKZll3y0
Veç kësaj, të paktën gjashtë fluturime të Turkish Airlines të planifikuara për në Stamboll u devijuan në qytetet e Ankarasë dhe Izmirit, tha një zëdhënës i linjës ajrore.
Fierce storm causes damages in northwestern Turkey #Lodos #Fırtına pic.twitter.com/OCy2F9QuxY
— de Jonge Turken (@deJongeTurken) November 29, 2021
Erërat e forta gjithashtu detyruan autoritetet të anulojnë shërbimet e trageteve midis vendpushimeve bregdetare të Bodrumit dhe Kas, raportoi agjencia private e lajmeve DHA. /Telegrafi/