Site icon Telegrafi

Një truk për heqjen më të lehtë të grimit me micellar dhe me tamponët e ujit

Një përdoruese e TikTok-ut postoi një truk që e bën tamponin me ujin micellar më efektiv në heqjen e grimit, gjë që kënaqi shumë ndjekës

Ju vetëm duhet të fryni.

Mund t’ju duket se heqja e grimit është një proces i thjeshtë dhe se disa gjëra janë të vetëshpjegueshme, por shumë vajza përfundimisht zbulojnë se disa gjëra po i bëjnë gabim, në një mënyrë që nuk është saktësisht më efikase.

Kështu një TikToker ndau metodën ‘saj’ të përdorimit të ujit micellar dhe kënaqi ndjekësit e saj. Ajo tregoi se si e aplikon ujin pastrues në një tampon dhe më pas e fryn butësisht mbi të nga njëra anë, ndërsa ana tjetër e tamponit krijon flluska dhe një qëndrueshmëri të shkumëzuar që më pas mund të përdoret lehtësisht për të fshirë grimin nga fytyra juaj, transmeton Telegrafi.

– Po sikur të të thosha se ujin micellar e përdorim gabim gjatë gjithë kohës? Ky truk e bën më të lehtë heqjen e grimit – thotë vajza.

Truku i bëri përshtypje grimieres Meredith Duxbury, e cila bëri thirrje në komente, duke thënë se duhej ta provonte menjëherë.

❤️ ♬ original sound – Meredith Duxbury

– Po mundohem tani. A jam unë e vetmja që nuk e dija për këtë, pyeti Meredith pasi provoi këshillën e vajzës. Ajo u trondit kur truku funksionoi dhe heqja e grimit doli të ishte më e lehtë se zakonisht.

– Epo, kjo me të vërtetë funksionon! – përfundoi grimerja. Shumë ndjekës janë të impresionuar dhe donin ta provonin vetë. /Telegrafi/

Exit mobile version