Site icon Telegrafi

Një tjetër top klub evropian futet në garë për transferimin e Jeremie Frimpong

Jeremie Frimpong është një nga lojtarët e parë që do të largohet nga Bayer Leverkuseni gjatë afatit kalimtar veror.

Liverpool i është bashkuar luftës së ngushtë për nënshkrimin e mbrojtësit të djathtë premtues Jeremie Frimpong.

Me këtë, klubi nga Anfield hyn në konkurrencë të drejtpërdrejtë me gjigantë të tjerë evropianë si Real Madrid, Bayern Munich, Barcelona dhe Manchester City.

Lexo po ashtu Barcelona është gati të ofrojë një talent të madh te Leverkuseni për Frimpong

Interesi i Real Madridit për Frimpong vjen si pjesë e strategjisë së tyre për të gjetur një zëvendësues afatgjatë për Dani Carvajal. Kërkimi i Los Blancos fokusohet në rinovimin dhe forcimin e mbrojtjes së tyre dhe Frimpong me aftësinë e tij në repartin defensivë bëhet shumë tërheqës për kryeqytetasit spanjollë.

Nga ana e tyre, edhe Bayern Munich ka shfaqur interes të madh për Frimpong. Skuadra bavareze planifikon të përdorë mbrojtësin e ri të krahut për të përforcuar krahun e djathtë dhe në të njëjtën kohë për të zhvendosur Joshua Kimmich në qendër të fushës, pozicionin e tij natyral dhe ku ai ka dëshmuar se është një lojtar kyç.

Lexo po ashtu Ka një klauzolë qesharake largimi, Real Madridi i gatshëm ta paguajë atë për transferimin e Jeremie Frimpong

Tenderit i është bashkuar edhe Manchester City, ku Frimpong kaloi vitet e tij të formimit në sistemin e të rinjve. Mundësia e riatdhesimit të talentit të ri dhe forcimi i mbrojtjes së tyre me një lojtar që e njeh tashmë filozofinë e klubit është shumë tërheqëse për njerëzit e Pep Guardiolës.

Anësori holandez ka pasur një sezon të jashtëzakonshëm, ku në 47 ndeshje zyrtare ka shënuar edhe 14 gola dhe ka asistuar në 12 të tjerë.

The Reds duan transferimin e tij në mënyrë që Trent Alexander-Arnold të spostohet në mesfushë aty ku po luan edhe me Kombëtaren angleze.

Liverpooli është gati të paguaj klauzolën e ulët të largimit të Frimpong prej 40 milionë euro, por tani i mbetet lojtarit në dorë të vendosë se cilën ofertë do ta pranojë. /Telegrafi/

Exit mobile version