Site icon Telegrafi

Një tifoz i Tesla-s ngjitet në Cybertruck për të treguar se “sa i fortë është” – por aksidentalisht plas xhamin e përparmë

Tesla – dhe veçanërisht CEO i saj i diskutueshëm, Elon Musk – janë të bindur se Cybertruck-i është “mjeti më i vlefshëm që mund të blihet me para”.

Madje, ai supozohet se është pa probleme të rënda elektrike, fshirëse të dështuara, sisteme drejtuese që dështojnë, xhamat që çahen lehtësisht dhe jo vetëm kaq.

Megjithatë, provat e botës reale shpesh ndryshojnë.

Në një video që po qarkullon aktualisht në platformën e mediave sociale të Musk, X-ish-Twitter, tregon një tifoz të guximshëm të Tesla-s duke ecur mbi një Cybertruck të zhdërvjellët dhe të mbështjellë me kamuflazh.

“Kjo gjë është ndërtuar që të zgjasë”, mund të dëgjohet duke thënë personi në video teksa ngjitet në “çati”.

“Unë fjalë për fjalë jam duke ecur mbi të tani”.

Por xhami i përparmë – një nga më të mëdhenjtë në industri – dorëzohet pothuajse menjëherë, duke u plasaritur dhe duke formuar një thyerje shumë të hollë përgjatë anës së djathtë të xhamit masiv.

Dhe kjo pritet ti kushtojë pronarit hiq më pak se 1900 dollarë dhe ka të ngjarë ta lërë kamionçinën jashtë funksionit për një kohë të gjatë. /Telegrafi/

Exit mobile version