Një tërmet me fuqi shkatërrues prej 6.3 magnitudë i ndjekur nga dhjetëra pasgoditje, ka goditur kryeqytetin kolumbian Bogota, sipas Shërbimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara, duke bërë që banorët e frikësuar të ikin në rrugë dhe një grua të rrëzohet për vdekje.
Nuk pati raportime të menjëhershme për dëme të mëdha nga tërmeti i së enjtes, të cilin shërbimi gjeologjik kombëtar i Kolumbisë e raportoi si tërmet me fuqi prej 6.1 magnitudë, transmeton Telegrafi.
BREAKING: People rushed out of buildings after major earthquake in #Bogota, Colombia https://t.co/Ep5XNKajFE pic.twitter.com/LVaGelTrDE
— Insider Paper (@TheInsiderPaper) August 17, 2023
Ndërtesat u shkundën dhe sirenat u dëgjuan teksa mijëra banorë të kapluar nga paniku dolën në rrugët e kryeqytetit.
Kryebashkiaku Claudia Lopez tha se një grua u rrëzua për vdekje në juglindje të kryeqytetit.
Video of shaking at a 19th floor apartment in #Bogota as the M6.3 #earthquake hit #Colombia
via: @juliherrerap pic.twitter.com/0bx822LdOw
— Volcaholic 🌋 (@volcaholic1) August 17, 2023
“Na vjen keq shumë për incidentin e vetëm të rëndë të raportuar: një grua u hodh nga kati i 10-të i një pallati banimi në Madelena, me sa duket për shkak të nervave. Ne po i shoqërojmë ata që ishin me të në apartament me ekipe mjekësore”, tha Lopez në X, i njohur më parë si Twitter.
Kongresi i Kolumbisë raportoi dëme në dhomën e përfaqësuesve, ku tërmeti tronditi rrëzoi një dekoratë suvaje nga tavani ku si pasojë një person u lëndua.
Agjencia e mbrojtjes civile e Kolumbisë vuri në dukje se banorët ishin evakuuar në të gjithë komunën e El Calvario. Dritaret e zonës janë dëmtuar nga tërmetet. /Telegrafi/