Numri i videove dhe imazheve të prototipit Tesla Cybertruck është rritur në muajt e fundit derisa po i afrohemi ditëve kur do të fillojë prodhimi i shumëpritur.
Një prototip Cybertruck u pa në Austin, Teksas dhe ishte vetë CEO i Tesla-s, Elon Musk, ishte prapa timonit të kamionçinës, transmeton Telegrafi.
Musk publikoi një imazh të një prototipi të pa kamufluar të Cybertruck në llogarinë e tij në Twitter të shtunën.
Was very fun!
— Elon Musk (Parody) (@ElonMuskAOC) July 8, 2023
“Sapo vozita Cybertruckun rreth Austin”, shkroi Musk. Ndonëse nuk dha shumë detaje rreth asaj se si ishte të ngiste Cybertruck-un, ai vuri në dukje në një përgjigje se “ishte shumë argëtuese!”. /Telegrafi/