E plotësuar: Zëdhënës i KEK-ut, Skënder Bucolli, ka bërë të ditur se një objekt i vjetër i separacionit të qymyrit në Koorporatën Energjetike është kapluar nga flakët.
Sipas tij, pas incidentit, është njoftuar ekipa e zjarrëfikësve dhe menjëherë kanë lokalizuar zjarrin.
Ndërkaq, theksoi se pos dëmeve materiale, nuk ka persona të lënduar.
Një objekt pranë termocentralit Kosova A, është përfshirë nga flakët.
Rasti është raportuar të ketë ndodhur rreth orës 23:00, të së hënës.
Sipas fotografive nga vendi i ngjarjes, shihet teksa objekti është i tëri në flakë.
Lidhur me rastin, Telegrafi ka provuar të flasë me policinë, por nuk ka mundur të marrë përgjigje.
Deri në publikimin e lajmit, nuk dihen detajet nëse ka të lënduar dhe shkaktari i këtij zjarri./Telegrafi/