Ish futbollisti i Liverpoolit, Naby Keita, do të vazhdojë karrierën e tij në skuadrën e Werder Bremenit pas një episodi të pasuksesshëm në ‘Anfield Road’.
Ai sot ka nënshkruar kontratë me klubin nga veriu i Gjermanisë deri në verën e vitit 2026, me një pagë prej 1.5 milionë euro në sezon plus bonuset.
Keita kompletoi transferimin në Weser Stadium si lojtar i lirë pasi i skadoi kontrata me Reds.
Pesë vite më parë ai kaloi nga Leipzig te Liverpooli si përforcim i madh për 60 milionë euro.
Megjithatë, ai kurrë nuk i përmbushi pritshmëritë dhe nuk arriti të zë vend në formacionin startues të Liverpoolit.
Edhe pse ai fitoi pothuajse gjithçka me Liverpoolin, roli i tij në ato suksese nuk u vu re.
Ai luajti 129 ndeshje për Reds në të gjitha garat, duke shënuar 11 gola dhe duke regjistruar nëntë asistime./Telegrafi/