Superylli i Paris Saint-Germainit, Lionel Messi, e ka lëvduar Kylian Mbappen për lojën e tij në finalen e Kampionatit Botëror.
Argjentina e mposhti Francën në penallti në ndeshjen që u mbyll me rezultat 3-3 dhe 35-vjeçari fitoi edhe trofeun e vetëm që mungonte në sirtarin e saj.
Gjatë asaj ndeshjeje të jashtëzakonshme, Mbappe realizoi het-trik, ashtu që ka marrë lëvdata nga bashkëlojtari i tij te PSG.
https://www.youtube.com/watch?v=afFInVnfcDw
“Ishte vërtet një finale që të lë pa frymë, është çmenduri se si shkoi ndeshja. Paraqitja e Kylian ishte gjithashtu e mrekullueshme. Të shënosh tre gola në një finale dhe të mos ishe në gjendje të bëheshe kampion ishte diçka e çmendur”.
“Por, ai tashmë e ka fituar gjithashtu, ai e di se çfarë do të thotë të jesh kampion bote. Por, ishte një finale e bukur për botën e futbollit. Dhe tani është mirë që jemi në gjendje të luajmë për të njëjtin ekip dhe shpresojmë se mund të bëjmë gjëra të mëdha te Parisit”, është shprehur Messi për kanalin e PSG-së në YouTube. /Telegrafi/