Emile Smith Rowe ka përfunduar lëvizjen e tij nga Arsenali te Fulham për një tarifë që mund të arrijë në 40 milionë funte me bonuse, duke u bërë shitja e dytë më e madhe e Topçinjve pas Alex Oxlade-Chamberlain që iu bashkua Liverpoolit në vitin 2017.
Smith Rowe, i cili erdhi nga akademia e Arsenalit , ka gjetur mundësi të kufizuara në dy sezonet e fundit, pasi kishte dëmtime në ijë dhe gju.
Nga 25 paraqitjet e tij në Ligën Premier gjatë asaj periudhe, vetëm tre kanë qenë si startues dhe ai do të shpresojë se lëvizja mund ta kthejë atë në rrugën e duhur, pasi te Fulham do të jetë yll absolut.
The Croydon De Bruyne is ours. 💫 pic.twitter.com/Ui84cyZRG7
— Fulham Football Club (@FulhamFC) August 2, 2024
Fulham do të paguajë rreth 40 milionë euro, shumë që tejkalon rekordin e klubit prej 32 milionë euro të paguara për mesfushorin e Bregut të Fildishtë, Jean Michaël Seri në vitin 2018.
Në anën tjetër është shuma më e lartë që Arsenali ka marrë nga një lojtar që është rritur në akademinë e klubit.
“Jam shumë i emocionuar, thjesht doja të arrija këtu sa më shpejt që të ishte e mundur që të mund të vazhdoja me shokët e mi të ri të skuadrës. Duke dëgjuar projektin, duke folur me trajneri [Marco Silva] dhe duke parë se çfarë lojtarësh kemi tashmë këtu, mendoj se është një projekt emocionues për mua dhe padyshim hapi i përsosur për karrierën time përpara”, deklaroi Smith Rowe.
A Rowe along the Thames… 🚣 pic.twitter.com/fKMiur2ojB
— Fulham Football Club (@FulhamFC) August 2, 2024
24-vjeçari është nënshkrimi i dytë i Fulhamit gjatë verës pas ardhjes së Ryan Sessegnon, i cili u ribashkua me klubin si transferim i lirë pas largimit nga Tottenham. /Telegrafi/